Përballjet në kampionatin shqiptar shpeshherë kanë dhuruar shumë emocione dhe sidomos në ndeshje të veçanta. Nesër në Tiranë do të përballen Partizani me Vllazninë por ndërkohë ne nxorrëm nga arkivi i gazetës “Shkodra Sport” një përballje në mes SK Tirana dhe Vllaznisë. Ajo është luajtur më 12 prill të vitit 1992. Kuqeblutë po shkonin drejt titullit të shtatë kampion dhe nuk u ndalën as nga bardheblutë e drejtuar nga Enver Shehu.
Por kuqeblutë ishin një ekip model në të gjitha drejtimet. Në këtë ndeshje protagonistë kanë qenë portieri Avenir Dani, për të vazhduar me mbrojtësit Çlirim Basha, Hysen Dedja, Alban Noga, Astrit Prençi, me mesfushorët Ilir Keçi, Agron Lika, Aziz Gruda e Ardian Bushati ndërsa në sulm luanin Edmir Bilali dhe Bujar Gruda. Pa harruar edhe lojtarët që u aktivizuan në pjesën e dytë si Gjergj Filipi e Brikeno Bizi ndersa trajner siç dihet, ishte Astrit Hafizi. Autorë të golave janë Lika, B.Gruda e Bilali. Më poshtë keni edhe një foto të gazetës “Sporti” që pasqyronte kronikën e kësaj ndeshje: