Aktualisht drejton Prishtinën por në karrierën e tij ka drejtuar edhe Tiranën, Skënderbeun dhe Vllazninë. E kemi fjalën për Mirel Josën, trajnerin që në fakt ka lënë një përshtypje shumë të mirë gjatë kohës që ka drejtuar kuqeblutë. Për të mos thënë se është trajneri që ka marrë vlerësime më shumë se të gjithë “jabanxhinjtë” e tjerë.

Edhe se ato që mund të kenë fituar trofe. Mirel Josa erdhi në Shkodër në nëntor të vitit 2006 dhe u largua herën e parë në mars të vitit 2008. Më pas, erdhi herën e dytë në tetor të vitit 2010 dhe u largua në tetor të një viti më vonë.

Gjithsej tek Vllaznia ka punuar 26 muaj. Gjatë kësaj kohe vërtetë nuk ka fituar ndonjë trofe por tek kupa e vitit 2008 ka edhe ai pjesën e tij ndonëse meritën në fund e mori Dervish Haxhiosmanoviç.

Gjithsesi Josa la një përshtypje shumë të mirë. Një njeri që fitoi respektin e të gjithë me seriozitetin që tregonte në çdo marëdhënie si me futbollistët, ashtu edhe me drejtuesit por edhe me tifozët.

Madje, në një moment kur gjërat nuk po shkonin ashtu si duhet, ish-presidenti Fushaj deshi ta largonte nga detyra por në zyrën e tij shkuan disa prej titullarëve që i kërkuan presidentit rikthimin e trajnerit në detyrë sepse faji për mungesën e rezultateve nuk ishte i Josës por i tyre.

Sot në fakt nuk ndodh kështu. Të shumta janë rastet kur futbollistët luajnë kundër trajnerit kur nuk e duan ta kenë më në krye të tyre. Prandaj dhe Mirel Josa mbetet i veçante ne kete drejtim.
© shkodrasport.com