18 vjeç, i gjatë 1,86 cm, me peshë 75 kg, shkodrani që jeton në Kanada, por që prej një viti është marrë në patronazh nga klubi italian Parma, kërkon një vemendje të plotë dhe urgjente nga FSHF për t’i dhënë një fanelë kuqezi, sa nuk e kanë “privatizuar” kombëtaret e tjera.
Aktualisht, Arlind Ferhati është 18 vjeç, është lindur me 20 janar të vitit 1994 në qytetin e Shkodrës, aty ku i ati, Kujtimi me pasionin e futbollit si të gjithë bashkëqytetarët e tij, e dërgoj të birin në ekipet e fëmijëve duke ia besuar në moshën 8 vjeçare trajnerit, Selami Dani, një prej figurave të njohura të futbollit shkodran në vite. Me emigrimin e familjes së tij në Kanada pas dy vitesh kur ai ishte dhjetë vjeç, Arlindi u inkuadrua menjëherë në ekipet rajonale, duke filluar që nga kampionatet, U-14, U-15, U-16. Me lojen shumë cilësore që zhvillonte talenti shkodran, spikat si ndër më të mirët e rajonit ku edhe si sulmues i mirëfilltë, rol që e preferon shumë, i jep mundësi të shënojë gola të shumtë, gjë që në disa edicione e shpallin atë si golashënuesin më të mirë të kampionateve rajonale kanadeze duke e nderuar edhe me kupa personale.
E ndërsa shkollohet duke spikatur edhe aty si një ndër studentët më të mirë, nuk vonon dhe vjen një moment që për Arlindin do të thotë shumë për karrieren e tij sportive. Në një turne të zgjeruar moshash të më shumë se para një viti ku asistonin menaxherë të shumtë nga e gjithë bota, ato italianë sapo e panë në fushë shtatlartin shqiptar me flokët të lidhur bishtalec, më së pari vrapuan të takojnë familjarët e tij, çiftin, Drita dhe Kujtim Ferhati që ndiqnin plot emocion aktivitetin në shkallët e stadiumit. Më pas në një bisedë më specifike edhe me Arlindin, pasi i kanë marrë një firmë noteriale prindërve, meqë djali i tyre ishte nën moshë, kanë fluturuar së bashku me të dejt Italisë. Stacioni i tij ka qënë në FC Parma për t’iu nënshtruar një vemendje të posaçshme nga ana e specialistëve të këtij klubi. Pas pesë muajsh trajnim në fillim të vitit 2011 pranë këtij klubi, për arsye të moshës dhe dokumentacionit, drejtuesit vendosin ta aktivizojnë në Santegidiese Calcio e më pas shkon tek Vibrata, Italia, për të vijuar edhe tek AC Cesena (Itali) Primavera, duke u aktivizuar në sezonin 2011-2012. I gjatë 1 metër e 86 centimetër, me një peshë 75 kg, shkodrani Arlind Ferhati vijon të marrë vlerësime shumë pozitive nga ana e specialistëve të futbollit Italian duke u bërë jo pak herë edhe personazh i medias sportive vendase.
I ndodhur për pak ditë në Shkodër, ku është lindur dhe rritur deri në moshën 8-9 vjeçare, Arlindi thotë se qëllimi kryesor i ardhjes së tij ka qënë pajisja më pasaportën shqiptare, gjë e cila do t’i japë atij mundësinë e aktivizimit me ekipet kombëtare të Shqipërisë. “Aktualisht jam i pajisur me pasaportë kanadeze, dhe për këtë autoritetet e atjeshme më kanë propozuar të luaj për ngjyrat e Kanadasë, por unë nuk i kam kthyer asnjë përgjigje”, thotë Arlindi teksa synon që një gjë të tillë ta bëjë me uniformën kuqezi. Ndërkohë, në kuadrin e aktivizimit të klubeve, ai thekson se menaxherët që e kanë tërhequr nga Kanadaja, atje ku jeton familja e tij, janë në interesim e sipër që tani që ka mbushur 18 vite ta aktivizojnë në një skuadër të kategorisë së lartë të kampionatit Italian. “Se ku do të jem për periudhën në vazhdim, do ta mësoj nga menaxherët e mi kur të kthehem në Itali”, shton Arlindi, i cili me formën shumë të mirë sportive që disponon është i bindur se tani i ka ardhur tamam koha e shpërthimit. Kur e pyesim për futbollistët cilësorë shqiptarë e në veçanti bashkëqytetarin e tij shkodran, Salihi, i cili po bën jehonë edhe në futbollin amerikan, Arlindi thotë se beson se do të arrijë patjetër në nivelet e tyre, madje përpos modestisë, si me të qeshur shton se premton se do të bëhet edhe më i mirë se to.
Koha e qëndrimit të tij në Shkodër është mjaft e shkurtër, sepse në Itali e presin angazhime shumë serioze dhe zhvillime të shpejta lidhur me ecurinë e karrieres së tij sportive, por gjithësesi, ai shpreson se heren tjetër kur të vijë në Shqipëri të jetë i thirrur me statusin e një lojtari-kandidat për të veshur fanelen kuqezi të Shqipërisë, që pikë së pari, për momentin, mosha e tij e lejon të luajë për kategorinë U-19, e cila pa tjetër do të shërbejë si tranpolin për një ecuri të sukesshme drejt ekipit të parë, aty ku është edhe ëndërra e tij e kahershme.
Lajmi më i fundit ka të bëjë me atë se ky lojtar dëshiron të provohet tek Vllaznia madje paraditen e sotme ai është bashkuar me skuadrën shkodrane në Ulqin teksa do të provohet për disa ditë nga ana e trajnerit Bushati.
Gasper MARKU
CV e futbollistit Arlind Ferhati
Datëlindja: 1994-20-01
Pozicioni: Sulmues
Gjatësia: 186 cm
Pesha: 75k g
Aktiviteti në Kanada
ARSC Championship 2008 Top scorers Arlind Ferhati
Finalistët Championship brenda Campea 2008 U-14 MA brenda Campea golashënuesi Top Championship 2008-Kampionatit jashtë Campea Ferhati 2008-2007 Arlind
Top-golashënuesi Championship 2007 Arlind brendshme Campea Ferhati 43 gola në 12 ndeshje
36 orë U-14MA 2007 Medaljen Gold Cup 2007 Presidentët 16 Kupa U-15MA Saint-Michel-Pompei U14MA
SHËN Leonard U17 AAA
AAA U-16-CSRDP
Arlind Ferhat fund të sezonit 2010-18 games – 23 gola
Në kampionatin Konkordia këtë verë, ne kemi dy kampionë scorers ose Arlind Ferhati në U-14MA kategori. E shënim të veçantë është se golashënuesi Arlind kampion në kategorinë U-15MA.
– Arlind Ferhati lojra 29 gola -12 U-14MA
– 1st turneu i Shën-Eustache
– U-15 MA Shënuesi Kampionati Top Konkordia jashtë 2,008– Arlind Ferhati
Ferhati, Arlind A.S.R.P.P. U-15MA Match 10-27 Championship
Gold Medal 2008 Kryetarët Kupa- U-16MAA
Aktiviteti në Itali
AC Cesena (Itali) Primavera, 2012 – (2 muaj, Maj, Qershor)
SANTEGIDIESE Calcio (Santegidio shkoi Vibrata, Italia) Sezoni 2011-2012
FC Parma (Itali) 2011 Trajnim 5 muaj