Arlind Kalaja, verën e shkuar ishte një nga afrimet e bujshme të skuadrës kuksiane. Shkodrani, luajti në disa ndeshje, por hapësirat erdhën duke u ngushtuar.
Në mënyrë që të luajë sa më shumë dhe në saj të bashkëpunimit mes dy klubeve, u gjete dhe gjuha e përbashkët që shkodrani në janar t’u bashkohet krutanëve, aty ku është një nga pikat më të forta të skuadrës së Bledar Devollit që çdo ndeshje të mbetur e ka si finale.
Në një prononcim për “Rtshsport”, në prag të sfidës me kuksianët, 23-vjeçari Kalaja ka folur së pari pëër takimin e humbur në Durrës, që sipas tij: “Ishte një humbje që na preku disi, por ama duke pasur parasysh lojën ka qenë një disfatë dinjitoze.
Nuk jemi demoralizuar sepse po shohim dhe kemi nisur që të përgatitemi për ndeshjen e radhës me Kukësin, ku duhet që të rikthehemi te fitoret”.
Kalaja është huazuar nga Kukësi te Kastrioti dhe shkodrani premton se do të bëj më të mirën në synimet që kanë krutanët, ndonëse sfida e fundjavës është e veçantë për të duke qenë se luan ndaj ish-skuadrës së tij: “Është një sfidë e veçantë unë do të bëj më të mirën që skuadra të fitojmë dhe të vijojmë luftën për mbijetesën”./vipsport/