Dy vitet e fundit në rrethin e arbitrave të Shkodrës por edhe më gjerë flitej me shumë vlerësim për një arbitër i cili konsiderohej i perspektivës dhe madje shumëkush mendonte se shumë shpejt, do të ngjiste hapat e karrierës për t’u bërë një nga më të mirët e Shqipërisë.

Ishte fjala për Arlind Piranin i cili pas lënies së karrierës si futbollist nisi atë të arbitrimit. Dhe hapat e parë të hedhur prej tij në këtë fushë kanë qenë mbresëlënës sepse i kishte të gjithë parametrat për t’u bërë një arbitër i mirë.

Kapi edhe kategorinë e parë dhe plani ishte që për një apo dy vite të tjera të shkonte në kategorinë më të lartë të futbollit shqiptar. Por kjo nuk ndodhi.

Pirani zgjodhi rrugën e emigrimit dhe aktualisht ndodhet në Angli. Atje ku sot do të festojë edhe 28 vjetorin e lindjes së tij. Kolegjiumit të Shkodrës do t’i duhet shumë kohë të përgatisë një arbitër si ky.

Megjithatë sot Arlindi e ka mendjen për të festuar dhe gazeta “Shkodra Sport” i uron atij edhe 100 vite të tjera të lumtura. Arbitër ose jo në të ardhmen, kjo pak rëndësi ka.
www.shkodrasport.com