Pak kohë më parë ka mbushur 23 vjeç, megjithatë duket se “një jetë të tërë” që merret me futbollin dhe po ashtu shpallet kampione. E kemi fjalën për futbollisten e Vllaznisë Arlinda Gruda e cila është pjesë e rëndësishme e këtij ekipi dhe ndonëse nuk ka marrë ndoshta vëmendjen e duhur, sërish ka dhënë kontributin e saj në arritjen e gjithë këtyre rezultateve.
Gruda e ka filluar futbollin tek ekipi “The Door”, më pas ka kaluar tek Ada dhe në sozonin 2010- 2011 do korrte edhe suksesin e parë të saj. Pas fitores 1-0 ndaj Kinostudios, Ada më 27 maj 2011 do të shpallej për herë të parë kampione e Shqipërisë në futboll për femra dhe një kontribut për këtë sukses dha edhe Arlinda në atë kohë vetëm 15 vjeçe.
Ky është vetëm fillimi i një karriere të suksesshme sepse me këtë ekip ajo do të shpallej kampione edhe në dy sezone të tjera më pas dhe po ashtu do të fitonte edhe një Kupë të Shqipërisë. Pra, në total ka fituar 4 trofe me ekipin e Adës.
Në verën e vitit 2013 ky ekip do të kalonte me emrin Vllaznia dhe që prej atij momenti, do të kishte vetëm suksese. Në gjashtë vite ka fituar 6 herë Kupën e Shqipërisë dhe është shumë prane edhe fitores së titullit të gjashtë kampion rradhazi.
Arlinda Gruda është gjithnjë aty, duke dhënë më të mirën e saj në fushën e lojës, si duke kontribuar për ekipin me lojë ashtu edhe me golat e shënuar. Në total 55 me fanellën e Vllaznisë në 97 ndeshje të luajtura.
Një sulmuese tipike e cila ka aftësi të mira nuhatëse dhe goditëse të portave kundërshtare që padyshim do të vazhdojë të japë kontributin e saj për të tjera trofe të Vllaznisë edhe në të ardhmen.
© shkodrasport.com
Arlinda Gruda
2013-2014 12 ndeshje – 11 gola
2014-2015 17 ndeshje – 9 gola
2015-2016 17 ndeshje – 14 gola
2016-2017 17 ndeshje – 0 gola
2017-2018 20 ndeshje – 8 gola
2018-2019 14 ndeshje – 13 gola
97 ndeshje – 55 gola