Presidenti i FSHF, Armand Duka eshte i ftuar sonte në “Ora Sport” ku nder te tjera ka folur edhe për ligjin e sponsorizimit. Kuptohet qe interesi eshte i madh se çfare do te perfitoje futbolli dhe sporti prej tyre. Ja si u eshte pergjigjur ai pyetjeve te gazetareve:


President, çfarë po bëhet me ligjin e sponsorizimeve?

Ligji i sportit nuk do të ndryshojë shumë, por ajo që unë dhe ne kemi kërkuar është të punojmë si do të financohet sporti. Vitet e fundit është investuar në stadiume por kjo nuk mjafton.

Përderisa buxheti nuk parashikon financimin as për mësues, ky është problem. Ne kemi propozuar që të ketë një lidhje direkte mes sportit dhe biznesit nëpërmjet një ligji që krijon një fond për sportin.

Deri tani nuk është marrë parasysh. Kemi qenë iniciatorë të ligjit të basteve që 50% e të ardhurave nga bastet duhet t’i përfitojë sporti. Unë mendoj që nuk duhet të luhen baste por sot luhet në të zezë dhe unë mendoj që të ardhurat t’i marrin fëmijët”.


Duka u ndal më pas te prania e femrave në stadiume dhe futbolli i femrave..

“Duhet të jemi disi më të prirur për të ndihmuar femrat të vijnë në stadiume. Cfarë i jep tifozi skuadrës së tij duke sharë nga nëna lojtarët e skuadrës kundërshtare? Futbollin e femrave ne e financojmë direkt. Kemi projekt incentivimi për futbollin e vajzave”.