Pak javë më parë u inaugurua stadiumi i ri kombëtar dhe për Armand Dukën është një investim i madh që është pëlqyer shumë, teksa kritikat karshi tij, ai i konsideron të pavend.
Duka u ndal edhe në fillimet e tij, ku pranon se dikur nuk e njihte FSHF-në. Sa i përket ekonomisë, Duka u shpreh te “Opinion” se dikur vuante për lekë, ashtu siç ka nevojë edhe sot.
“Kulla? Jam shumë i gëzuar që kemi një stadium me të gjitha kushtet pasi ndikon në cilësinë e futbollit. Është një stadium që pëlqehet nga të gjithë. Kur bën shtëpinë e bën si të duash.
Vërejtjet nuk janë me vend pasi bilancat janë pozitive. Duke qenë në pozicionin e FSHF-së, për ne është më e mira dhe plotëson çdo kusht pa na prishur punë kulla. Është e pamundur të bëhet ndryshe.
President? Nuk kam pasur lidhje me futbollin profesionist. Të gjithë mendojnë se janë specialistë. Nuk e kam pasur ambicie të isha president i FSHF-së dhe as nuk e kam ditur që ekziston por ashtu erdhën rrethanat.
Më kanë caktuar mirë sepse kam mbaruar ekonominë dhe dëshirë kisha histori-gjeografinë. Pasi mbarova studimet isha në Burrel.
Në 91 nuk më dilnin lekët. As tani nuk më dalin. Atëherë duheshin 20 euro, sot duhen shifra më të mëdha. Ka të pasur me CASH dhe nuk e kam tendencë por dua të investoj. Punoj sikur jam i pavdekshëm.
Europiani? Objektiva të vështira por pse jo të rikthehemi në Europian. Kemi mundësi reale besoj. Mendoj se kemi ecur shumë në krahasim me 30 vite më parë. Mendoj se jemi zhvilluar shumë dhe të paktën në iniciativa private e kulturë, fëmijët tonë janë të parët në emigrim”, tha Duka. /VipSport/