Shqipëria ka kaluar Poloninë dhe ka kaluar në vendin e dytë në grup. Kuqezinjtë e kthyen në festival golash ndaj San Marinos duke fituar me shifrat 5-0, ndërsa djemtë e Sousas kanë barazuar me shifrat 1-1 ndaj Anglisë.

Menjëherë pas përfundimit të takimit në “Elbasan Arena”, Duka ka kërkuar që të gjithë të jemi me këmbë në tokë, por objektivi është padyshim marrja e maksimumit nga ndeshjet e tetorit.

Sigurisht, pa përmendur nuk mund të liheshin edhe tifozët e Shqipërisë që e mbushën brenda limiteve të caktuara stadiumin edhe ndaj San Marinos.

“Ishte shumë e rëndësishme, sepse nuk toleruam në asnjë çast pavarësisht diferencave që normalisht kishim me kundërshtarin, duke shënuar shumë gola treguam forcën tonë në sulm.

Jam i lumtur për fitoren dhe sidomos për disa risi dhe futbollistë fituam nga kjo ndeshje. Do të vazhdojmë me këtë ritëm dhe shpresojmë që me “këmbë në tokë” të marrim maksimumin nga dy ndeshjet e tetorit, që padyshim janë vendimtare për ecurinë tonë. Të gjithë jemi pranë kombëtares.

Një falënderim i veçantë u takon “të pazëvendësueshmëve”, tifozëve të Kombëtares, të cilët na kanë mbështetur si gjithmonë në këto ndeshje vendimtare. Dhe padyshim do të na mbështesin në të ardhmen”- shkruan numri 1 i Federates ne postimin e tij.