Armand Duka e ka mbajtur fjalën dhe në këtë kohë të vështirë që gjenden klubet për shkak të Coronavirusit, do të paguajë futbollistët dhe punonjësit sipas list-pagesave të nxjerra.
Mësohet se Federata Shqiptare e Futbollit u ka kërkuar gjitha klubeve pagat e punonjësve dhe lojtarëve, ashtu sikurse janë të deklaruara në tatime.
Pra, rroga bazë që paguhet në bankë do t’i jepet pa përjashtim të gjithë skuadrave, përfshirë dhe punonjësit e tyre. Mësohet se vetëm futbollistët e Superiores kanë të deklaruar rrogat e tyre në shumën 40 mijë lekë (të reja), ndërsa në klubet e tjera pagesat janë minimale 26 mijë lekë (të vjetra).
Fondi total i parashikuar nga Federata Shqiptare e Futbollit kap shifrën e 1 milionë eurove, që do të jepet si ndihmë financiare për të gjitha klubet profesioniste, në kuadër të situatës që po kalon vendi prej virusit “Covid 19”./newsport/