Ditën e sotme ekipi i vajzave të Vllaznisë ka fituar ndeshjen e rradhë ndaj skuadrës malteze të Birkirkara, ndeshje e vlefshme për kualifikimin në grupet e Champions League.
Vllaznia e ka fitoren e dytë në këtë edicion dhe momentalisht gjendet në vendin e parë në grup. Ecuria e vajzave shkodrane ia ka bërë të gjithë të flasin, dhe madje ti përgëzojnë për rezultatet e tyre në arenën ndërkombëtare. Një prej tyre ka qenë dhe Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbolli për meshkuj, Armand Duka.
“Urime Vllazni! Dy fitoret e arritura në UEFA Women’s Champions League më kanë gëzuar shumë dhe besoj te kualifikimi për më tej.
Investimet dhe organizimi i presidentit Lazer Matia jane per tu ndjekur nga i gjithe futbolli ne Shqiperi!”, është shprehur Armand Duka, në rrjetin e tij social të Instagram./newsport/