Ditën e sotme po zhvillohet Asamblea e Përgjithshme e Zakonshme 2024 e FSHF. Rmand Duka po mban fjalimin e tij në këtë asamble.Kreu i FSHF-së foli për skemën e “Finla – Four”, ndërsa uroi Egnatian për titullin kampion. Ndër të tjera Duka thekoi se kjo skemë ishte një sukses
“Këtë vit vëmendja kryesore ishte aplikimi i skemës së “Final Four” në kampionatin e djemve dhe vajzave. Pavarësisht stepjes dhe mosbesimit aplikimi i kësaj skeme rezultoi i suksesshëm.
Ky format i ri i kampionatit ka pasur diskutimet e veta por besoj se performanca e skuadrave dhe emocionet e fazës finale dhanë përgjigje pozitive për zgjidhjen tonë.
Urime ekipit të Egnatias që fitoi kampionatin por edhe ekipi i vendit të dytë, Partizani duhet të ndihet i fituar për çfarë dhuroi mbrëmë në stadiumin e “Air Albania”.
Urime edhe skuadrave që u ngjitën në Kategoritë respektive, Elbasani dhe Ballshi në Kategorinë Superiore dhe Tropoja me Pogradecin në të Dytën në të Parën”, theksoi Duka në fjalimin e tij.