Lojtari më i ri i Shqipërisë Armando Broja u shpreh se dëshiron të aktivizohet disa minuta për ndeshjen e dytë të Ligës së Kombeve me Lituaninë.

Në konferencën për shtyp së bashku me lojtarin e Olimpia Ljubjanës Endri Çekiçi, futbollisti i Çelsit i huazuar te Vitese tregon se dëshiron të realizojë sa më shumë gola në Hollandë dhe të marr vend te Çelsi.

Broja shtoi se Balaj, Sadiku dhe Cikalleshi, shokët e rinj të kombëtares i kanë dhënë shumë Shqipërisë. Ai tregon se ka karakteristika të tjerë si sulmues nga 3 lojtarët e repartit të sulmit të Shqipërisë.

“Huazimi te Vitese – Lëviza në Hollandë te Vitese sepse ka format të mirë për  sulmuesit  tjetër. Është mirë për mua sepse jam 18 vjeç, mëduhen minuta . Stërvitja po shkon shumë mirë. Jam një vit. Pas një viti, mbase kthehem te Çelsi dhe luaj në Premier Ligë.

Emocionet e grumbullimit me Shqipërinë –  Kam emocione të mëdha. Jam shumë i kënaqur që jam me lojtarët më të mirë. Te U19 dhe U21 luajnjë fort dhe shpejt, kështu kam qejf të luajë dhe unë këtu.

Mungesa me Bjellorusinë për karton të kuq me U19 – Nuk është mirë, por jam me ekipin me djem të mirë. Mbase aktivizohem në takimin e dytë me Lituaninë për disa minuta. Edhe nëse nuk aktivizohem, do jem në stol. Më duhet të mësoj, është një eksperiencë e mirë.

Kështu fillojnë të gjithë: luajnë fillimisht 10, 20 minuta ndeshje. Prapë kam kënaqsi të jem me ekipin e parë. E di trajneri. Kam target të vazhdojë të tregoj më shumë.

Bala, Cikalleshi dhe Sadiku – Të tre janë të mirë. Kanë bërë shumë për Shqipërinë. Janë djem të mirë dhe lojtarë të mirë. Jam lojtar ndryshe, luaj futboll ndryshe. Jam më i shpejtë, mund t’u iki mbrapa mbrojtësve. Mund të përdor dhe dribilimin. Ata kanë bërë më shumë se unë. Kanë respekt. Duhet t’i tregoj trajnerit që të jem në kombëtare.

I huazuar te Viteshe, objektivi – Në Holandë dua të shënojë sa më shumë gola. Mbase kthehem te Çelsi dhe marr vend në skuadër Mabse luaj në Premier Ligë  dhe në FA Cup”, përfundoi Armando Broja.