Fundjavën e shkuar Armando Broja pësoi një dëmtim në Premier League dhe luajti vetëm 32 minuta për Everton, në humbjen 1-0 kundër Bournemouth. Nga Anglia bëjnë me dije se sulmuesi i Kombëtares ka një lëndim të lehtë në shpinë dhe do jetë gati për fundjavën që vjen, në përballjen kundër Fulham.
23-vjeçari nuk do sforcohet në ndeshjen e Kupës kundër Peterborugh duke u lënë në stol. Konfirmimi vjen nga mjekët e Everton të cilët e kanë ndjekur gjendjen nga pranë dhe kanë dhënë rekomandimet e tyre.
“Disa lajme pozitive për Armando Broja pasi u lëndua në pjesën e parë të ndeshjes së Everton kundër Bournemouth të shtunën. Pësoi një dëmtim të lehtë në shpinë dhe pasi u ekzaminua dje, pritet që së shpejti të jetë i gatshëm për të luajtur sërish. Mund të jetë jashtë për vetëm një ndeshje”, raportojnë nga Anglia.