Graham Potter po shfrytëzon kohën që ka në dispozicion për të njohur më nga afër futbollistët e Çelsit. Pas largimit të Tuchel, pritet të ketë ndryshime edhe në hierarkinë e futbollistëve.
Një ndryshim mund të jetë ai i majës së sulmit. “The Sun” raporton se trajnerit të ri të Çelsit, Potter, i ka lënë mbresa në stërvitje Armando Broja. Burime të klubit kanë thënë për gazetën britanike se, Potter flet me superlativa për potencialin dhe aftësitë e sulmuesit shqiptar për t’iu përshtatur më së miri sistemit të tij.
Me përshtypjen e bërë në stërvitje, Broja duket se po i siguron vetes një vend titullari në 11-shen e Çelsit, pavarësisht se pak më parë ka ardhur në skuadër një emër si Aubameyang. Në mesjavë, kur Çelsi barazoi 1-1 në Champions ndaj Salzburgut, Broja u fut në fushë në minutën e 65′ në vend të Aubameyang.
Për aq minuta sa luajti, Broja bëri diferencën në fushë duke spikatur me paraqitjen e tij, gjë që duket i ka bërë përshtypje edhe trajnerit të ri të Çelsit, Graham Potter.
Maringlen ZHIVANI