Armando Broja humb derbin e radhës për skuadrën e Çelsit, pasi nuk ia ka dalë që të jetë i gatshëm për takimin e sotëm që skuadra e tij luan në stadiumin e Totenhemit.
Sulmuesi shqiptar duket se nuk është rikuperuar në kohë për të dhënë kontributin e tij me blutë londinezë dhe kështu është lënë në tribunë nga trajneri Poçetino.
Kjo pavarësisht optimizmit që kishte shfaqur në ditët e kaluara rreth rikuperimit të djaloshit shqiptar i cili ishte stërvitur me gripin.