Armando Broja po kalon një formë shumë të mirë në këtë fillim sezoni, teksa ka gjetur disa herë rrjetën me skuadrën e të rinjve të Çelsit.
18-vjeçarët e Çelsit kanë mposhtur me rezultatin 3-5 në transfertë, moshatarët e Totenhemit. Protagonist në këtë ndeshje ishte edhe sulmuesi shqiptar i cili shënoi golin e 5-të, për ekipin e tij.
Me këtë fitore ekipi i Brojës arrin në kuotën e 25 pikëve, 1 më pak se Fulhemi kryesues, në Premier Ligën e 18-vjeçarëve.
Me golin e sotëm, sulmuesi me origjine nga Malesia e Madhe, shkon në shifrën e 9 golave për këtë sezon, ndërkohë që ka zhvilluar 11 ndeshje. 18-vjeçari shpreson që me formën që po kalon të tërheqë edhe vëmendjen e trajnerit Lampard, për ta thirrur atë në ekipin e parë.