Armando Broja është rikthyer më në fund të jetë protagonist në fushën e lojës. Sulmuesi tashmë ka hedhur prapa krahëve dëmtimin dhe ditën e djeshme ka debutuar me Evertonin në Premier League.
Talenti i Kombëtarez zbriti në fushë në minutën e 83-të të takimit që Everton fitoi 4-0 ndaj Wolves, ku arriti të bëntë “lëmsh” gjithë mbrojtjen kundërshtare. Pas kësaj sfide mjaft i lumtur është shfaqur Broja, i cili falenderon tifozët dhe gjithë skuadrën për pritjen e ngrohtë që i bënë.
“Përshëndetje të gjithëve, përshëndetje tifozëve të Evertonit. Thjesht doja t’ju falënderoja shumë për pritjen e ngrohtë që më bëtë sot. IJam shumë i lumtur që u ktheva nga lëndimi, shumë i lumtur që isha në fushë me ju djema dhe ndava atë moment të veçantë.
Jam vërtet, shumë i lumtur që jam rikthyer. Siç thashëfitore e mrekullueshme sot. Tani shpresojmë të marrim një fitore në derbi të shtunën, gjë që është më e rëndësishme. Faleminderit shumë djema për mirëseardhjen, për mua do të thotë shumë”, ka theksuar Broja.