Armando Broja, sulmuesi në pronësinë e Çelsit dhe në huazim te Viteshe, nuk ishte në stol dhe as në tribunë ditën e sotmë në ndeshjen e kombëtares ndaj Kazakistanit.
Një nga talentet kuqezinj më të spikatur ka pësuar një dëmtim dhe është stërvitur vetëm një ditë në grumbullim e në këtë formë e ka pasur të pamundur për të qenë nën urdhrat e trajnerit Edi Reja.
Por, ajo që është më e rëndë është mundësia që Broja ditën e nesërme të largohet pasi duket e vështirë për të qenë i gatshëm edhe për sfidën e së mërkurës ndaj Bjellorusië, e cila konsiderohet si një finale pasi kuqezinjve iu duhen me çdo kusht tre pikët për të marrë vendin e parë që aktualisht mbahet pikërisht nga bjellorusët.
Kështu, kombëtarja humbet një element të rëndësishëm në fazën sulmuese, teksa cilësitë e Brojës në driblim dhe shpejtësi, mund të ishin të domosdoshme për Shqipërinë për të kaluar me sukses kundërshtarët direkt në Ligën e Kombeve./VipSport/