Çelsi dhe Mançester Siti dhuruan spektakël në “Stamford Bridge” me një barazim 4-4, ku të dyja skuadrat u ndanë me një pikë.

Një sfidë që dhuroi vetëm spektakël, me Haland që ishte i pari që gjeti rrugën e rrjetës me anë të një 11-metërshi. Gjithsesi “Blutë” përmbysën rezultatin, por Akanzhi barazoi në fundin e pjesës së parë.

Në fillimin e të dytës ishte sërish Haland që kaloi në avantazh Sitin, por Nikolas Xhekson barazoi sërish në minutën e 67’.

Rodri u duk sikur i dha fitoren “qytetarëve” me një gol të shënuar në minutën e 86’, por ai që shpëtoi “blutë” ishte pikërisht Armando Broja.

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare u rikthye nga dëmtimi dhe u bë menjëherë protagonist, duke fituar një penallti në kohën shtesë, e cila u shndërrua në gol nga Kol Palmer, me të dyja skuadrat që u ndanë në fund me nga një pikë.


ÇELSI 4-4 MAN. SITI

Tiago Silva 29′, Sterling 37′, Xhekson 67′, Palmer (P) 90+5′ / Haland (P) 25, 47′, Akanzhi 45+1′, Rodri 86′