Tjeter gol per Çelsi U18 nga sulmuesi me origjine nga Malesia e Madhe Armando Broja. Nje ritual tashme i zakonshem per kete futbollist qe po tregon vlera te shkelqyera ne çdo ndeshje qe zhvillon

Armando Broja vazhdon me formën e mirë që po kalon. Sulmuesi shqiptar ka shënuar edhe ditën e sotme ndaj Leicesterit U18. Broja si zakonisht e nisi ndeshjen si titullar dhe në minutën 61-të shënoi golin e dytë për skuadrën e tij.

Ky ishte goli i 7-të në po kaq ndeshje. Sulmuesi është grumbulluar nga Bushi për ndeshjet e Kombëtares U-21, ndërsa do të jetë edhe nën vëzhgimin e trajnerit Reja.

Por jo vetem kaq. Nga sa mesohet, shume ekipe jane vene ne kerkim te blerjes se kartonit te tij dhe Çelsi po tenton te mos e leshoje por kjo duket e veshtire sepse klube te ndryshme ne Europe duan ta kene me çdo kusht ne rradhet e tyre nje “xhevahir” te tille.