Në listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri Alban Bushi për dy ndeshjet kualifikuese të Shpresave, binte në sy mungesa e Armando Brojës.
Sulmuesi me origjine nga Malesia e Madhe që vetem para pak ditëve u transferua në huazim te Viteshe nga ekipi i Çelsit, duket se tashmë është në fokusin e ekipit kombëtar A.
Vetë Bushi në konferencë për shtyp theksoi se Broja tashmë mund të konsiderohet i konfirmuar dhe se në ndeshjet e radhës pritet të jetë pjesë e skuadrës së trajnerit Edi Reja.
Kuqezinjtë e italianët përballen në datat katër dhe shtatë shtator me Bjellorusinë në transfertë e më pas në shtëpi me Lituaninë.
Kështu, në këto dy sfida Reja pritet t’i japë mundësinë edhe 18-vjeçarit për të qenë pjesë e grupit e ndoshta edhe për të debutuar me ekipin A./VipSport/