Per momentin eshte pa skuader, megjithate shume shpejt pritet qe te emerohet ne krye te njeres prej tyre. E kemi fjalen per ish- trajnerin e kombetares U19, shkodranin Armando Cungu.
Diten e djeshme ne nje interviste per mediat, ai pranoi se ka disa oferta nga klube të Superiores dhe të Kosovës, por pa specifikuar emra. Mësohet se një opsion për trajnerin është edhe drejtimi i Laçit, aty ku ka qenë më parë dhe ka arritur të fitojë trofe.
Megjithate opsione te mira mbeten edhe ekipe te Kosoves. Pak kohe me pare ka qene ekipi i Malisheves qe i ofroi postin e trajnerit por ne fund palet nuk kane rene dakord per kushtet e kontrates.
Tashme ne skene kane dale opsione te tjera dhe me siguri qe shume shpejt do te kete zhvillime te reja. Cungu eshte nje nga trajneret me te mire ne qarkullim dhe sigurisht qe ekipet kane interes per ta patur ate ne pankine.