Trajneri i Kukësit, Armando Cungu foli për “Supersport” pas ndeshjes kundër Luftëtarit, të cilën djemtë e tij e fituan me vështirësi me rezultatin 1-0. Në fjalën e tij, Cungu u shpreh:
“Në radhë të parë komplimentoj djemtë për lojën dhe rezultatin, por edhe kundërshtarin pasi na e bëri shumë të vështirë. Më të lehtë e kishim kur ishim me forca të barabarta. Na mungoi qetësia e duhur për ta zgjidhur situatën me gol, por në pjesën e dytë na u bë me të vështirë pas kartonit të kuq të Luftëtarit, pasi ata bëhen më të vështirë për t’u çarë. Fati që nuk kishim në pjesën e parë, na u shpërblye në fund.
Me ritëm më të shpejtë mund të çahej kundërshtarin ndërsa kur ekipi doli në inferioritet, mendohet se është më e lehtë për të marrë rezultatin, por realisht është më e vështirë. Kishim nervozizëm pasi donim fitore dhe po kalonin minutat. Nuk duheshin lëshuar pikët.
Qaqi? Nëse jemi të kujdesshëm dalim shumë herë për gol si në pjesën e parë por nuk shënuam. Në pjesën e dytë Uilliamit dhe Maliqit i kërkova mos të shihnin më në mbrojtje. Nuk shkoi siç donim, por na e vështirësoi më shumë kundërshtari.
Atëherë futa Shpehar për të kapur gjerësinë e fushës dhe për të futur topa në zonë, por nuk ishte e gabuar mbajtja e tepërt e mbrojtësit. Mund të ishte e rrezikshme pasi kundërshtari gati na dënoi me një kundërsulm”,- u shpreh Cungu./Vipsport/