Në ditën e dielë po vazhdon edhe java e 14 e Superiores, atje ku Laçi-Flamurtari ishte ndeshja e parafundit për mbylljen edhe të kësaj jave. Ashtu siç edhe pritej, kurbinasit kanë fituar me rezultatin 3-0, megjithëse pjesa e parë u mbyll në barazim pa gola. Më poshtë mund të ndiqni edhe intervisten e trajnerit Armando Cungu menjëherë pas mbylljes së takimi për “Supersport”:

“Rezultatet të marra deri tani janë të kënaqshme dhe ndaj Partizanit nuk kemi bërë atë që duhej. Por sigurisht që jo të gjitha ndeshjes mund të luhen në të njëjtin nivel. Ekipi në këto kushte si ndodhet Flamurtarit, janë më të rrezikshmet pasi nuk kanë se çfarë humbin më, duke luajtur lirshëm.

Prej dy javësh i bëja të njëjtën thirrje lojtarëve, për të mos e marrë lehtë. Ky është futbolli dhe goli nuk projektohet në minutën që duam. Klubi po mendon për afrimet në janar, por është e vështirë të gjesh lojtarët e duhur në këtë periudhë.

E thashë edhe më parë që Flamurtari nuk kishte se çfarë të humbiste, luante pa presion dhe vinte për t’i “bërë dëm” Laçit. Barazimi do të ishte i papranueshëm”.