Vllaznia mund të themi se tashmë ka rënë nga kategoria pas humbjes që skuadra shkodrane pësoi ditën e djeshme ndaj Partizanit 2-0.

Ky lajm sigurisht që ka prekur të gjithë spordashësit shkodranë, por jo vetëm.

Lidhur me ngjarjet e fundit që kanë ndodhur në kampin shkodran, newsport.al ka kontaktuar me ish-trajnerin e Vllaznisë, Armando Cungu.

Cungu është shprehur në pronocimin e tij se, ndihet i shkokuar dhe se këtë gjë nuk e priste askush: “Vllaznia ka pësuar një rënie të lirë.

Çdo gjë ka një fillim por edhe një fund dhe duket se ky është fundi për Vllazninë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj, ndihem i shokuar.

Mund të mendohej çdo gjë e mundshme, por që Vllaznia të binte nga kategoria, këtë se kishte menduar askush”.

I pyetur se cili ka qenë problemi i sipas tij, që shkaktoi këtë tragjedi për shkodranët, Cungu është shprehur:

Problemi është te Vllaznia. Nuk ka asnjë përgjegjës tjetër. Nuk ka lidhje Federata apo të tjera gjëra, problemi i vetëm është brenda Vllaznisë”.

Lidhur me largimin e mundshëm të trajnerit Ernest Gjoka, ish-tekniku i shkodranëve është shprehur: “Do ishte e denjë dhe profesionale ta kishte mbyllur këtë sezon.

Nuk kam asnjë koment lidhur me largimin e mundshëm të Gjokës nga skuadra. Gjithesecili merr vendimet në mënyrë personale.

Në të njëjtën gjëndje kam qenë dhe unë vjet, por u mundova të respektoja atë përgjegjësi që kisha marrë”, ka mbyllur Cungu prononcimin e tij. /newsport/