Armando Cungu eshte i mendimit se Mirel Josa do te jete i suksesshem ne aventuren e tij te trete tek Vllaznia. Ne emisionin “Fair Play” ne Syri TV, nje nga te ftuarit ne lidhje Skype, ishte edhe trajneri i Kombetares se Shqiperise U-19, nga ku deklaroi se pozitat ne te cilat e merr Josa, Vllaznine ne keto momente, nuk jane fort komode.

Si nje ish-trajner i skuadres shkodrane, Cungu tregoi me shume per ecurine e ekipit dhe si e ka pare ai ndryshimin e fundit te trajnereve, qe ka ndodhur ne krye te skuadres. Cungu u shpreh se Kupat e Europes jane te arritshme per Vllaznine, ndersa theksoi se ky ekip ka teper potenciale si skuader dhe trajneri Josa do arrije t’i shfrytezoje ato.

“Se pari, dua t’i uroj suksese trajnerit Plori ne vazhdimesi dhe mireseardhjen Joses. Nje trajner me shume eksperience, qe vjen per here te trete ne Shkoder dhe ne te dyja heret e para, ka qene shume i suksesshem.

Jam i bindur se do te jete perseri i suksesshem. Keshtu qe, i uroj Plorit suksese ne vazhdimesi dhe suksese trajnerit te ri Josa.

Dy jave ne fakt para mbylljes se kampionatit, eshte jo shume komode, sa i perket objektivave mund te them te ekipit te Vllaznise, per te pasur nje vend ne Kupat e Europes. Megjithate, une e shoh me se te mundur, plotesisht te mundur.

Une mendoj se Vllaznia shanset i ka perseri dhe mos te harrojme shanset i ka te medhaja. Ka dy ndeshje, pret Egnatian brenda dhe do luajne me Kastriotin.

Dy ekipe qe tashme pothuajse i kane pozicionuar vendet e tyre, qe nuk mund shkojne me lart, por as nuk mund te bien as me poshte. Keshtu qe, jane ne pozicione komode dhe besoj se Vllaznia ka potenciale, ashtu sikurse trajneri Josa, qe eshte nje trajner me shume eksperience dhe mbi te gjitha, eshte shume i afte per te bere per vete grupin dhe per t’i dhene nje impuls tjeter ekipit te Vllaznise, qe ne fakt prej shume kohesh, nuk ka kenaqur me lojerat e saj dhe ka qene nje ekip qe shpesh here me lojen e saj, ka qene edhe e mefshte.

Kjo gje eshte ve re shume mire edhe ne menyren e lojes, por edhe ne rezultatet e saj. Eshte pak e veshtire per te thene kane gabuar drejtuesit e Vllaznise apo jo.

Ne fakt, ishte nje Vllazni jo si e vjetmja, perkundrazi me shume perforcime, qe pastaj hajne diskutim nese kane qene cilesore blerjet e duhura apo jo, por te gjithe prisnin nje Vllazni shume me te forte se vitin e kaluar, shume me kompetitive dhe prisnim nje Vllazni qe per as edhe nje moment, nuk mund ta vendoste ne diskutim pjesemarrjen ne Kupat e Europes, jo me per te diskutuar per tjera problematika. Madje, une prita edhe nje Vllazni konkurrente per te fituar titullin.

Megjithate, nuk ndodhi e tille. Te them te drejten, edhe une jam nje pjese e tyre, te cilet nuk mendoj se kane qene goditjet e duhura ne merkato.

Ndoshta, keto jane edhe arsyet qe Vllaznia ka pasur keto problematika dhe kjo eshte arsyeja ndoshta qe edhe drejtuesit e Vllaznise, kane qene te pakenaqur me menyren si eshte organizuar Vllaznia sivjet”-tha gjate prononcimit te tij, trajneri i Kombetares se Shqiperise U-19, Armando Cungu.
Maringlen ZHIVANI