Ende pa mbaruar kampionati aktual, disa prej skuadrave kanë filluar të mendojnë për edicionin e ardhshëm. Kështu Flamurtari pas dështimit të këtij sezoni, po mendon për të ndërtuar një skuadër ndryshe sezonin tjetër dhe për këtë arsye, ka nisur punën për gjetjen e një trajneri tjetër. Ndër emrat më të lakuar janë dy, ai i shkodranit Armando Cungu dhe ai i Gugash Maganit. Të paktën kështu ka raportuar sot telesport.al.Magani e ka drejtuar edhe më parë ekipin vlonjat, në sezonin 2010-2011, atëherë kur ishte pranë fitimit të titullit kampion. Ndërsa tashmë është larguar nga bardheblutë. Mësohet se peqinasi do të rikthehet në stolin e vlonjatëve, pasi është preferencë e tyre. Burime të sigurta pranë klubit kuqezi dhe teknikut bëjnë me dije se akordi është arritur, por pritet zyrtarizimi.Mirëpo, edhe Armando Cungu është në “pole” për këtë post te vlonjatët. Ai ka deklaruar largimin nga Laçi në fund të sezonit, teksa performance e tij te kurbinasit ka qenë për t’u admiruar. Ndërsa pritet që të konkretizohet marrëveshja me Flamurtarin që ai të ulet në stol.Kështu, për të dy trajnerët pritet që të përfundojë sezoni dhe të nisë merkato, e cila do të bëjë dhe zyrtarizimet e para, fillimisht në pankinë e më pas në përbërje.
© shkodrasport.com