Ka lindur në Shkodër më 23.04.1973 dhe karrierën e futbollit e ka nisur herët. Pikërisht tek shkolla sportive “Xheladin Fishta”, në klasën e katërt dhe për katër vite me rradhë (deri në fund të klasës së tetë) aktivizohet me ekipin e shkollës nën drejtimin e mësuesve- trajnerë Agim Medja e deri tek Petrit Kasapi. Me mbarimin e shkollës së futbollit “Xheladin Fishta”, ndërpret karrierën sportive për një periudhë trevjeçare sepse komunistë të veshur me petkun e trajnerit i heqin atij mundësinë që të aktivizohet me ekipet zinxhir të Vllaznisë, atë të paratërinjve dhe të rinjve. Në moshën 17 vjeçare, duke parë dëshpërimin pasi ëndërra e tij për të vazhduar futbollin i ndërpritet, e ëma (të cilës Armandoja i dedikon karrierën), nxit të vëllanë, Ben Çakun, një ish- futbollit i të rinjve të Vllaznisë dhe më pas i Veleçikut, për t’i dhënë një mundësi Armandos. Dhe ai e shfrytëzon më së miri këtë mundësi duke treguar vlera. Duke luajtur për dy sezone me ekipin e Veleçikut, ai paraqitet mjaft mirë dhe kjo ngjall interes tek drejtuesit e Vllaznisë, natyrisht të shtyrë nga tifozët e shumtë shkodranë që ndiqnin ndeshjet e Veleçikut. Për këtë arsye, Cungut i bëhet ftesa dhe në moshën 19 vjeçare direkt e në formacionin e Vllaznisë dhe do të vazhdonte që ai nga moment e për të vazhduar për një periudhë 9 vjeçare pa ndërprerje nga sezoni 1993-94 deri në 2002-03. Gjatë këtyre viteve ka arritur të shpallet kampion me këtë skuadër në sezonin 1997-98 dhe po atë vit do të thirrej edhe në kombëtare por pa mundur dot të jetë pjesë e saj në ndeshjet e zhvilluara. Në vitin 1995, Armando Cungu ka patur shumë oferta për të luajtur me ekipe si Tirana, Partizani, Dinamo etj. Në sezonin 1998-99 do të transferohej në kampionatin grek me ekipin Ethnikos Pireu me të cilin luan një vit dhe largohet prej tij ngaqë do të shpërbëhej. Rikthehet tek Vllaznia në verën e vitit 1999 ndërsa një vit më pas kalon tek Luftëtari i Gjirokastrës dhe më pas tek Teuta e Durrësit. Në sezonet 2002-04 do të rikthehet tek Vllaznia dhe më pas, në atë 2004-05 tek Flamurtari i Prishtinës.
Të dhëna Me Veleçikun ka shënuar 8 gola në dy sezone Me Vllazninë ka shënuar 30 gola në nëntë sezone Me Luftëtarin ka shënuar 5 gola në një sezon Me Teutën ka shënuar 4 gola në një sezon Me Flamurtarin e Prishtinës 2 gola në një sezon Pozicioni i tij në fushë: mesfushor organizator
Karriera si trajner Do ta nisë tek Ada në janar të vitit 2006 duke arritur ta shpëtojë këtë skuadër nga rënia prej kategorisë ndonëse kur mori drejtimin e saj ishte në një zonë të ftohtë. Në janar të vitit 2007 nis punën si zëvendëstrajner tek Vllaznia me Mirel Josën, detyrë që do ta vazhdonte për tre vite me rradhë. Në vitin 2010 do të emërohej drejtor teknik i KF Vllaznia. Në vitin 2002 do të emërohej trajner i Kukësit me të cilin shpallet nënkampion i Shqipërisë dhe ajo çka është më e rëndësishmja, arrin deri në turin e katërt të kupave të Europës, rezultat që nuk e kishte arritur më parë asnjë skuadër tjetër shqiptare. Në sezonin 2014-15 merr përsipër drejtimin e ekipit të Laçit me të cilin arrin të shpallet fitues i Kupës së Shqipërisë dhe të sigurojë kualifikimin për në Europa League.