
Kandidati kryesor për të marrë drejtimin e Vllaznisë, Armando Cungu u ka kthyer përgjigje negative drejtuesve kuqeblu ditën e sotme. Ai ka vendosur që të qëndrojë tek skuadra e Kukësit edhe në sezonin e ardhshëm. Krerët e këtij klubi kanë insistuar që projekti i tyre me Cungun në krye të skuadrës do të vazhdojë prandaj dhe trajneri 40 vjeçar shkodran nuk ka mundur dot t’i refuzojë ato pavarësisht dëëshirës për t’ u kthyer në Shkodër dhe për të marrë drejtimin e skuadrës së tij të zemrës- Vllaznisë.Skuadra që ai drejton është ende në lojë për të kaluar në turin e tretë të Europa League teksa mbrëmë në ndeshjen e parë të turit të dytë ka mundur në “Qemal Stafa” ekipin Sarajevo të Bosnjës me rezultatin 3-2. Një rezultat që favorizon në pamje të parë kukësianët megjithatë do jetë një përballje shumë e vështirë në Sarajevë javën e ardhshme. Cungu megjithatë ka besim dhe prandaj ka vendosur të vazhdojë punën me këtë skuadër. Në këtë mënyrë për herë të dytë rresht nuk bëhet e mundur që ky trajner të marrë përsipër drejtimin e Vllaznisë. Mbase në një herë të tretë edhe realizohet megjithatë për momentin atij janë duke i shkuar punët mjaft mirë në krye të ekipit të Kukësit, aktualisht nënkampion i vendit.
www.shkodrasport.com