Laçi me fitoren që mori ndaj Tiranës ka siguruar matematikisht pjesëmarrjen në Europë dhe vendin e tretë. Armando Cungu, trajneri shkodran i skuadrës kubrinase, pas ndeshjes me bardheblutë që u fitua nga skuadra e tij, në “Gol pas goli” në “Supersport”, foli edhe për objektivin e sezonit, duke bërë elozhe edhe për skuadrën dhe lojtarët…

“Puna ime ëhstë të qendrojë në këmbë, të punoj e instruktoj ekipin. Dita e provimit është ndeshja, jam i kënaqur që bëmë realitet një tripikësh dhe siguruam matematikisht vendine tretë, që është objektiv që do i bënte mirë çdo sportisti e klubit të Laçit”.

“Laçit nuk i ka munguar kurrë shpirti i garës, kjo është “arma” jonë. Ka kualitete e cilësi brenda e kur dyluftohet për të fituar ndeshjen, bëhet më e lehtë. Mund të ishte mundësia për të shënuar edhe një gol tjetër, megjithatë djemtë hynë në fushë të bindur dhe u treguan seriozë e profesionistë.

Profesionizmi tregohet në mënyra të tilla. Ai tregohet duke synuar një objektiv si vendi i tretë”, – tha Cungu në fund të prononcimit./Vipsport/