Laçi ia doli të kualifikohej në sezonin e kaluar për në Kupat e Europës. Këtë edicion, objektivat janë më të mëdha. Këtë e konfirmon edhe vetë trajneri i kurbinasve, Armando Cungu, i cili pati një lidhje telefonike me Sport News në News 24.
Asgjë nuk do jetë e lehtë, por tekniku e di mrië se mudn dhe sakrificë, gjithçka mund të arrihet. Diçka u tha edhe për takimin me Bylisin, e programuar të luhet në mesin e javës së ardhshme.
”Objektivi? Vjet bëmë sezon shumë të mirë, e treguam dhe në Europë. Fakti që jemi forcuar, tregon që jemi bërë më të fortë, duhet të tentojmë diçka më tepër. Titulli nuk është i lehtë për ta kërkuar. Do të punojmë dhe të tentojmë. Njëra prej ekipeve që ka qenë në EVropë do të jetë fitues i titullit.
Vjet kemi qenë ekip i cunguar. Jam I kënaqur me lojën që kanë bërë djemtë. I kemi merituar rezultatet pozitive. Tani është ndryshe. Lojtarët duhet të kërkojnë më shumë nga vetja. Jemi më të rritur në aspektin e lojës.
Të marrim më shumë përgjegjësi.Jemi më të pjekur në anën profesionale dhe të dimë të kërkojmë nga vetja jonë më shumë.
Kemi arsye të kërkojmë diçka më tepër. S’jam shumë dakort që thoni se Laçi fiton vetëm në fushën e saj. Rezultatet na japin të drejtë, kemi dalë mirë dhe në fushat jashtë. Fusha s’ka më peshë, se jemi pa tifozë.
Nuk është determinante. Mungesa e tifozëve na prish punë. Sikur dhe 100 tifozë të jenë, karikimi është më i madh.
Sfida ndaj Bylisit – Normalisht që është ndeshje e vështirë. Kam superlativa për ta. Janë agresivë, luftojnë dhe vrapojnë shumë. Duhet të marrim masat për t’u paraqitur sa më mirë” – pohoi Cungu./newsport/