Armando Cungu ia doli që ta mbante Laçin në Superiore për sezonin e ardhshëm, por ende nuk është e qartë nëse trajneri shkodran do të jetë apo jo në stolin e kurbinasve. Klubi nuk e ka konfirmuar trajnerin në detyrë dhe gjithçka mbetet e hapur.

Në fakt, emri i Cungut ka qarkulluar së fundi si kandidat për skuadra të tjera, por gjithçka ka qenë në kuadrin e fjalëve.

Edhe vetë trajneri në fjalë nuk e ka bërë të qartë pozicionin e tij që pas ndeshjes së fundit të sezonit me Flamurtarin, ku Laçi fitoi 3-1 dhe fitoi të drejtën për të qëndruar në elitë.

Në anën tjetër, mbetet për t’u qartësuar edhe pozicioni i disa prej lojtarëve që ishin pjesë e Laçit sezonin e fundit, pasi për të ka kërkesa. Më i kërkuari duket se është mesfushori Ujka, për të cilin ka interes nga kampionët e Egnatias.