Laçi ka nisur përgatitjet për ndeshjen e radhës kundër Egnatias në Kupë dhe më pas do të mendojnë edhe për përballjen e kampionatit ndaj Partizanit.
Armando Cungu vazhdon të jetë trajneri i kurbinasve. Vetë presidenti Pashk Laska e konfirmonte diçka të tillë qe mbreme dhe e publikuam edhe ne faqet e gazetes tone nje lajm te tille.
Ditën e sotme diçka e tillë është konfirmuar. Cungu ka dalë në stërvitje dhe ka drejtuar seancën stërvitore, sikurse zakonisht.
Kështu zërat për një largim tijin mund të shuhen përfundimisht, por ajo qe te ben pershtypje ishte se gjate dites se sotme qarkulluan edhe lajme se Laçi kishte gati zevendesuesin e tij.
Madje permendeshin edhe emra trajneresh por tashme çdo gje eshte mbyllur sepse Armando Cungu qe prej dites se sotme ka vijuar punen ne krye te skuadres serish./SHKODRA-SPORT.COM/