Laçi u mund në Elbasan kundër Partizanit dhe në një prononcim për “Supersport”, trajneri i Laçit, Armando Cungu u shpreh se skuadra e tij luajti si e trembur dhe se fitorja ishte e vështirë kundër kampionëve.
“Kishte momente që ndryshuan lojën dhe nuk u shfaqëm siç duhet. Ishim si të frikësuar dhe nuk u treguam të vëmendshëm që te nisja e kornes dhe është e pafalshme. Aty përfitoi kundërshtari dhe u zgjuam vonë nga gjumi në 15 minutat e fundit duke pasur mundësi. Kishte edhe një rast të mirë Xhixha për të shënuar por i tillë është futbolli.
Normalisht e dinim vështirësinë por kemi treguar se mund të përballemi me çdo ekip dhe të jemi dinjitozë. Ndeshja mund të ishte drejt barazimit sepse kishim mundësi dhe luajtëm si të barabartë dhe ndoshta kishim më shumë raste shënimi.
Minutat e parë ishin të mirë për ne dhe nuk e di pse nuk markuam mirë. Kishim mundësi shënimi të pastra më vonë por na penalizoi edhe mungesa e Fangajt dhe futëm një 18-vjeçar që zbret për herë të parë në një fushë të tillë. I jap komplimente dhe jam i vetëdijshëm se çfarë cilësish ka në krah Partizani. Nuk është problem i vogël sepse ka forcë në krah. Të veshësh fanellën dhe të luash në nivele të tilla kundër Partizani, ke më shumë presion dhe jam shumë i kënaqur me të.
Merkato? Jam dakord që ekipi ka nevojë për ndërhyrje sepse u pa që morëm një 18-vjeçar dhe nuk kemi alternativa të duhura. Edhe në repartet e tjera kemi nevojë për ndërhyrje. Të vish pas 4 fitoresh nuk na bërtet kush për të bërë dhe të pestin. Natyrshëm nuk mund të fitosh të gjithë kampionatin por kishte edhe mungesë besimi”, u shpreh Cungu. /VipSport.al/