Armando Cungu dhe Laçi vijojnë bashkëpunimin, me shkodranin që ka harruar nervat e pasndeshjes me Kastriotin, por edhe me Laskën që duket i bindur që projekti i tij të vijojë me trajnerin e mirënjohur nga Shkodra, që tashmë ka edhe një eksperiencë të madhe në elitë.
Laçi ka dal në stërvitje tashmë dhe është përqendruar te sfidat e radhës zyrtare, konkretisht duke filluar nga takimi i Kupës së Shqipërisë që zhvillohet në datën 14 nëntor me Egnatian.
Me pas vjen edhe ndeshja e kampionatit, atë me Partizanin, i cili konsiderohet shume i rendesishem ne kampin laçian.
Dy pengesa që duhet të kalohen me sukses, ku fillimisht duhet siguruar kalimi në Kupën e Shqipërisë i ndeshjes me rrogozhinasit, e më pas të mendohet për fitoren e parë ndaj Partizanit…