Pas shkarkimit të Peter Pakult, i cili nuk është bërë ende zyrtar nga klubi, kanë qarkulluar emrat për trajnerin që do të marrë në dorë “frenat” e ekipit. “Panorama Sport” mëson se emri më i mundshëm për të qenë në krye të verilindorëve është Aramando Cungu.
Ky i fundit pritet ta marrë drejtimin e ekipit menjëherë. Kujtojmë që për Cungun ky do të ishte një rikthim në krye të Kukësit. Ai ka qenë trajner i ekipit edhe vite më parë ku ka arritur suksesin historik të kalimit të 3 tureve në 2013-tën.
Tashme pritet pergjigja e trajnerit shkodran i cili aktualisht eshte i paangazhuar me ndonje skuader. Nese ai do te thoshte “po” patjeter qe do te niste nje epoke tjeter ne drejtimin e ekipit kukesian.
Ndonese ne momentin e largimit te pare nga Kukesi ka patur nje qejfmbetje ne mes tij dhe presidentit Gjici, me kalimin e kohes te dyja palet kane vleresuar bashkepunimin qe kane patur.
Madje, presidenti kukesian gjithnje e ka vleresuar trajnerin shkodran per profesionalizmin e treguar dhe perkushtimin e shfaqur ne drejtimin e skuadres.