Armando Cungu mbetet nje nga emrat me te njohur te trajnimit shqiptar ne keto vitet e fundit. Drejtimi i Kukesit prej tij fillimisht, me pas puna tek Laçi e Vllaznise, per t’u rikthyer serish tek Kukesi, kane evidentuar tek ai vlerat e nje trajneri shume profesionist.

“Sportekspres.com” i ka kerkuar atij te ndertoje nje formacioni me lojtarët më të mirë që ai ka drejtuar në karrierën e tij si trajner. Interesant është edhe moduli që Cungu ka i përzgjedhur lojtarët më të mirë, ku me renditjen taktike 3-4-3, ai thuajse është fokusuar vetëm te skuadra e Kukësit.

Kështu, portieri më i mirë për Armando Cungun është Argent Halili, vlonjati që bëri histori me skuadrën kuksiane në disa sezone. “Jo vetëm se Halili ishte ndër portierët e parë të Kukësit në Superiore, por edhe për faktin se ai bëri histori më këtë skuadër, në Shqipëri dhe Europë”, të thotë tekniku shkodran kur pyetet pse ka zgjedhur pikërisht vlonjatit.

Edhe reparti i mbrojtjes dominohet nga skuadra e Kukësit, për të cilën Cungu tregohet sa nostalgjik, aq edhe realist. “Tre mosketierët” e repartit të prapavijës janë përzgjedhur Lukas Malakarne, Ylli Shameti dhe Adrian Cuculi, të cilët ai i veçon për karakteristikat e tyre të veçanta në fushë.

“Të tre këta mbrojtës ishin lider në pozicionet e tyre. Të fortë, të sigurt dhe pjesë e gjithë lojës në skuadër. Unë i quaja si një garanci, ku skuadra e Kukësit e mbështeste suksesin”.

Mesfusha e përzgjedhur nga Armando Cungu është më e “populluar”, pasi ka vendosur katër të tillë, ku krahët u besohen lojtarëve të fortë dhe energjikë: Raman Hallaçi në të djathtë dhe Endri Vrapi në krahun e majtë. Besar Musolli dhe Emiliano Veliaj formojnë qendrën e mesfushës më të mirë në formacionin e Armando Cungut.

Treshja e sulmit duket tepër interesante, pasi tekniku shkodran ka vendosur emra futbollistësh që në Kategorinë Superiore kanë qenë faktor me golat e tyre, si edhe më shërbimet cilësore në skuadër.

“Duke vendosur tre sulmues në repartin e avancuar, jam realist të them se të tre mbeten golashënues race, me të cilët garancia e golit bëhej edhe më e sigurt. Edhe pse Kordero Uilliams, Marko Cetkoviç dhe Xhejms Adeniji nuk kanë qenë kryegolashënues, golat e tyre periodikisht kanë dhënë ndikim pozitiv në skuadër”.

Siç shikohet, ne 11-shen e tij nuk ka asnje futbollist shkodran. Nuk e kemi fjalen ketu vetem per lojtaret qe ai ka stervitur tek Vllaznia gjate gati dy viteve qe e ka drejtuar kete skuader, por edhe kur ka punuar me to tek Kukesi e Laçi. Te kete te drejte vertete Cungu me kete zgjedhje? Kuptohet qe kjo eshte zgjedhja e tij dhe keto jane te preferuarit e tij.