“Arena Kombëtare” do të inaugurohet zyrtarisht më 17 nëntor, në përballjen e fundit kualifikuese të këtij edicioni kundër kampionëve të botës në fuqi, Francës. FSHF do të organizojë një ceremoni inauguruese madhështore, qoftë për nga spektakli por qoftë edhe për nga emrat që do të vijnë.

I ftuar në stadion e televizionit “Ora News”, në një rrëfim përballë gazetares, Beti Njuma, kreu i FSHF-së, ka folur në lidhje me inagurimin e stadiumit dhe jo vetëm, teksa ka zbuluar se ka ftuar edhe homologët serbë.

Stadiumi do të jetë gati për ndeshjen me Francën. Por, përpara saj do të ketë një ndeshje test më 3 nëntor, ku ekipi i femrave të Vllaznisë do të luajë ndaj ekipet të femrave të Apolonisë. Është një ndeshje e detyrueshme para se të luhet një ndeshje në kompeticion Europian. Do të ketë një ceremoni hapjeje, para asaj me Francën e cila është edhe e fundit e këtyre kualifikueseve për ‘Euro 2020’.

“Do të jetë presidenti i UEFA-s, dy zëvendës presidentë dhe anëtarë të tjerë të Komitetit Ekzekutiv. Do të jenë drejtues federatash. Do të jetë kryeministri i Shqipërisë, Presidenti i Republikës nga bota politke patjetër që do të jenë të ftuar në ceremoninë hapëse, të gjithë ata që kanë luajtur me Kombëtaren shqiptare.

Të gjithë anëtarët e FSHF-së, personazhe nga bota e biznesit, medias, artit etj. Jemi të detyruar që të kemi një lloj protokolli. Të ndërtosh një impiant të ëndërruar prej vitesh, është në një farë mënyre e padrejtë që të mos jenë të parët që do ta shijojnë, ata që kanë luajtur për Kombëtaren ndër vite. Besoj që e kanë ëndërruar shumë prej vitesh që të luajnë në një të tillë, por meqë nuk luajtën, të paktën ta shohin~”- ka thene Duka.