E ka thene shpeshhere dhe e ben serish. Presidenti i Federates Shqiptare te Futbollit Armando Duka edhe ne daljen e sotme publike, pikerisht ne nje emision ne RTSH ku ka qene i ftuar, e ka permendur kete fakt.

Ne fakt, ka dale disi spontanisht kur eshte pyetur nga drejtuesit e emisionit se çfare kishte ai me Partizanin dhe numri 1 i Federates ka zbuluar edhe nje tjeter fakt kur ka thene:

“Unë kam patur babën tim futbollist me Partizanin dhe tifoz deri në fund të jetës dhe kam patur debate me atë gjithmonë, por me Partizanin nuk kam asnjë gjë. Unë jam një tifoz i Vllaznisë në fakt”.

Tifozet shkodrane ne fakt nuk e kane besuar asnjehere nje gje te tille dhe shpeshhere e kane akuzuar per gabimet qe arbitrat kane bere sipas tyre me dashje ndaj Vllaznise, megjithate Duka vazhdon te thote se eshte tifoz me Vllaznine.

Dhe arsyeja eshte e thjeshte: Me kuqeblute eshte bere qe fillimin e viteve 2000, atehere kur president i Vllaznise ishte miku i tij, i ndjeri Myftar Çela. Dhe ka qene ky i fundit qe ka lobuar fort dhe ka patur ndikim te dukshem ne zgjedhjen per here te pare te Armando Dukes ne postin e presidentit te FSHF-se 17 vite me pare.
www.shkodrasport.com