Tifozët shkodranë përmes rrjeteve sociale ditët e fundit kanë shfryrë zemërimin e tyre për situatën ku ndodhet Vllaznia.
Ndër të tjera ata kanë akuzuar edhe presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, që si tifoz i kësaj skuadre, e ka lejuar atë të shkojë deri në këtë pikë.
Vetë numri 1 i futbollit shqiptar nuk ka reaguar në lidhje me këtë çështje, duke e “harruar” në njëfarë mënyre Vllazninë sepse në fakt, këtë ia kërkon detyra.
Megjithatë gjatë ditës së sotme, presidenti Duka ka patur një mesazh për një shkodrane.
Pikërisht për futbollisten e ekipit “Juban Danja”, njëkohësisht edhe të kombëtares shqiptare, Klaudia Rrotanin.
“Gëzuar ditëlindjen e 23-të Klaudia Rrotani. U bëfsh njëqind vjeçe”- shkruante ai në postin e bërë në faqen e tij në facebook.
© shkodrasport.com