Armand Duka, i ftuar në “Ora News”, është shprehur për tema të ndryshme, por ndër të tjera ka cekur çështjen e trajnerit Reja, e deri tek stadiumi i ri Kombëtares, “Arena Kombëtare”.
A do vazhdojë trajneri Edi Reja me Shqipërinë?
“Konfirmoj vullnetin e mirë të FSHF për të vazhduar një projekt me trajnerin. Besoj se dhe dëshira e Rejës do të jetë për vazhdimin e karrierës. Për atë çka dhënë ekipi në fushën e lojës, jam I kënaqur pasi kemi merituar dhe më shumë.
Kush do të jetë i ftuar në ndeshjen hapëse në stadium?
“Do të jetë presidenti I Uefa, dy anëtarë të tjerë, zëvendësuesit, kryeministri I Shqipërisë, Presidenti I Republikës, të gjithë ata që kanë luajtur me Kombëtaren Shqiptare, nga arti, biznesmen dhe të gjithë do të jenë të ftuar”,
Kosto toale e stadiumit “Arena Kombëtare”
“Kosti apo kontributi jonë ka qenë 10 milion euro + TVSH, të cilën sduhet ta paguanim, por e paguam dhe tani jemi në një konflikt. Shpresoj ti marrim mbrapsht. Gjithësesi kosto tjetër e ka mbuluar kompania private. Afërsisht ka shkuar diku tek 75 milion euro”, u shpreh Armand Duka.
“Futbolli nuk është për hallexhinjtë”, Armand Duka mbron Dervishin: Fjalia ka dalë nga konteksti, s’ka thënë ashtu