Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, është shprehur se është i lumtur që Tirana dhe Teuta fituan trofe në 100-vjetorin e klubeve të tyre. Gjithashtu Duka u shpreh se Teuta e meritoi fitoren në ndeshjen e sotme.

“Ishte një sezon shumë i vështirë. Ishte një lodhje edhe për futbollistët pasi e ndaloi atë dhe rrezikoi futbollistët. Mendoj që kemi bërë shumë mirë.

Dua ti falënderoj të gjithë, që punuan për ta mbyllur këtë sezon. Tirana e meritoi titullin, por edhe Teuta e meritoi Kupën, më vjen mirë që këto trofe vijnë për 100-vjetoret e klubeve.

Teuta ka ndryshuar shumë dhe më vjen mirë që shikoj emra të rinj që po shkëlqejnë. Kemi tentuar për të afruar tifozët, duke parë edhe Francën. Shpresoj që gjithçka të rregullohet dhe ne të rikthejmë tifozët. Jemi munduar të punojmë në kushtet që na ka krijuar pandemia te Kombëtarja.

Besoj se kemi ekipin kombëtar më të mirë të të gjitha kohërave. Besoj se jemi pretedentët kryesorë për të dalë të parët në grup”, u shpreh Duka.