Presidenti i FSHF, Armand Duka, në një intervistë në “Ora News”, teksa gjendet 16 vjet në krye të federatës, ka folur për gjendjen aktuale të Kombëtares Shqiptare, si edhe për ato të moshave, kampionatin shqiptar apo edhe çështje të tjera.
“Ku ka gjë në Shqipëri që nuk akuzohet për blerje dhe shitje. Shqipëria ka mungesë besimi në çdo gjë dhe akoma më shumë në një lojë. Kam dëgjuar njerëz që vënë bast një skedinë 1 mijë lekë dhe kur e humbim, thonë e shiti Mesi apo Ronaldo.
Nuk është për t’u errësuar me logjikën e bastexhinjve. Pikat e basteve do të ndalohen, aq sa është ndaluar duhani në lokalet shqiptare”- ka thene presidenti i FSHF-se ne lidhje me trukimin e kampionatit shqiptar.
PËRJASHTIMET E TIFOZËVE – “Duhet të kemi stadiume të nivelit të kulturuar në të cilat të vijnë edhe femrat. Edhe nëna ime, edhe motra ime etj. Duhet të kemi klimë të pranueshme. Kjo detyron komisionin që të marrë shpesh vendime të kontestueshme për vendime kolektive.”