Armand Duka konfirmon rikandidimin e tij per postin e presidentit te Federates Shqiptare te Futbollit. Kete gje ai e ka pohuar në një rrëfim 360 gradë përballë gazetares së Supersport, Vilma Masha. Në orën 21:00, në Sport News do të transmetohet intervista e gjatë e tij qe do te konfirmoje kete gje. Por ne kete interviste do te flase edhe per shume gjera te tjera qe kane te bejne me futbollin shqiptar.
Për çështjet e nxehta të futbollit shqiptar, për ecurinë e tij gjatë 2017-ës, për krijimin e Ligës Profesioniste dhe dhe sigurisht për rikandidimin e tij për president në zgjedhjet që do të mbahen në Asamblenë e Përgjithshme Zgjedhore pranverën e ardhshme.