Presidenti i FSHF, Armando Duka, mendon se Shqipëria ka nevojë për një lider në fushë. Ai tha se dy kapitenët, Etrit Berisha dhe Elseid Hysaj duhet të marrin më shumë përgjegjësi.

Duka u shpreh se kapiteni nuk është vetëm të mbajë shirin, por edhe të motivojë ekipin. Poashtu, presidenti i FSHF theksoi se kjo është një nga pikat kryesore që Kombëtarja e Shqipërisë duhet të korrigjojë.

“Na duhet një lider në fushë. Në fakt, qoftë Hysaj apo edhe Berisha, duhet të marrin pergjegjësi. Kapiteni nuk është vetëm të mbajë shiritin, por të motivojë ekipin.

Kjo është një nga pikat që duhet ta korrigjojmë. Hysaj dhe Berisha duhet të bëjnë kapitenin e vërtetë. Ata duhet të udhëheqin skuadrën”,-tha gjatë prononcimit të tij, presidenti i FSHF, Armando Duka.
Maringlen ZHIVANI