Armand Duka, kreu i FSHF-së që ndodhet në Minsk, së bashku edhe me thuajse tërë presidentët e ekipeve të Superiores foli për ndeshjen e parë të “Nations League”, por edhe synimet e Kombëtares, duke nisur nga nesër në Bjellorusi.

Duka shpalos ambiciet, por nuk kalon pa folur edhe për takimin që ka pasur sot në një tryezë me presidentët e Superiores. Në fakt dukej si një mbledhje e Ligës Profesioniste, ku mungonte kryetari dhe e drejtonte kreu i FSHF-së…Ja si e nisi ai prononcimin e dhënë për “Rtshsport”.

“Po mendohet për të tashmen por shpresojmë edhe për një të ardhme më të mirë. Kemi Brojën e Çelësit që u huazua në Viteshe, apo dhe Çepeele. Është te Interi dhe është nga Myzeqeja me origjinë.”

Çepele

“Çepele është aktivizuar me të rinjtë e Italisë, ne kemi qenë në kontakte dhe ai pas asnjë dyshim tha se do të luajë me Komnbëtaren e Shqipërisë. Pas eksperiencës me U-17 e Italisë, ka pranuar që të bëhet pjesë e Shqipërisë”.

Objektivat

“Me dy ndeshje në tri ditë, katër pikë? Shiko, unë thash që janë katër skuadra të barabarta dhe nuk ka diferencë të madhe. Të gjithë kombëtaret i bëjnë hyzmetin maksimal këtyre ndeshjeve. Unë dua gjashtë pikë, ne meritojmë shumë dhe unë ka  besim se do të amrim 6 pikët nëpërmjet meritës në fushën e lojës”.

Mbledhja me presidentët

“Unë ia kam ftuar të gjithë presidentët e Kategorisë Superiore, sepse kaluam një vit të vështirë si Shqipëri dhe futboll. Bashkë me presidentët i kaluam vështirësitë. Ishte destinacioni, apo lëvizja jonë e parë jashtë Shqipërisë, nuk kemi tifozë por kemi presidentët e klubeve.

Kemi vizituar Minskun, kemi parë disa vende të veçanat por diskutuam edhe për Ligën Superiore dhe të ardhmen. Uroj që t’i gëzojmë tërë shqiptarët”, – tha presidenti i FSHF-së, Armand Duka. /Vipsport/