Prej kohësh e kishte bërë publike tifon për Vllazninë. Një preferencë e krijuar që në fillimin e viteve ‘2000 kur ishte mik i ngushtë i ish-presidentit të saj Myftar Çela. Presidenti aktual i FSHF-së Armado Duka e ka shprehur edhe sonte në prononcimin e tij për “Supersport” se vazhdon të jetë tifoz me Vllazninë. Por nga ana tjetër, ka edhe një këshillë për drejtuesit e Bashkisë. Së Shkodrës dhe të Lushnjes, të vetmet që financojnë me 100 për qind klubet e tyre të futbollit.

Për këtë arsye, numri 1 i futbollit shqiptar thotë: “Vllaznia dhe Lushnja janë skuadrat e vetme me kapital 100% shtetëror. Forma e organizimit është e njëjtë dhe teorikisht duhet të jetë organizim i mirë, por faktikisht kur aksioneri është privat, e ndihmon më shumë klubin sesa kur aksioneri është shtetëror, pasi lidhet me vendimmarrjen. Nuk do të doja që bashkitë të hiqnin dorë dhe të mos ishin pjesë e klubit, por preferoj që drejtimi dhe menaxhimi të bëhet nga individët”.

© shkodrasport.com