Mbremjes e se dieles qe shkoi ka perjetuar emocionet me te medha te jetes se tij. I duhej ta niste karrieren e tij ne boksin profesionist duke patur perballe jo vetem boshnjakun David Romanik, por edhe rreth 1 mije tifoze shkodrane te cilet i dhuruan shume emocione, por njekohesisht edhe shume duatrokitje e mbeshtetje te cilat sollen me pas edhe fitoren.
E kemi fjalen per boksierin 20 vjeçar shkodran Armando Grishaj. Ne fakt ai ka lindur ne Australi dhe kohet e fundit eshte duke jetuar ne Shkoder, aty ku i eshte bashkuar ekipit te boksit te Vllaznise, me te cilin tashme po arrin edhe sukseset e para.
Ne “Naten e Kampionëve” ka qene i pari nga boksieret profesionist qe eshte ngjitur ne ringun e “Qazim Dervishit” dhe ka fituar ndaj boksierit nga Bosnje- Hercegovina David Romanik. Madje ndeshja eshte fituar me knockout qe ne raundin e pare sepse kundershtari nuk ka arritur dot t’i rezistoje goditjeve te tij.
Grishaj ka dhene sot nje interviste per “Shkodra Sport” teksa se pari ka shpjeguar emocionet qe ka perjetuar ate mbremje. “Jam shume i gezuar per realizimin e kesaj ndeshje te pare ne boksin profesionist dhe per me teper qe arrita edhe fitoren e pare, madje me knockout qe ne raundin e pare.
Jam shume i gezuar qe kete fitore e arrita ne qytetin tem, me skuadren teme dhe me trajneret me te mire qe kam njohur. Ndihem i lumtur per kete sukses te pare qe do me motivoje per te bere gjera te mira edhe ne te ardhmen”.
I pyetur per te ardhmen, Armando ka shtuar: “Tashme une mezi pres ndeshjen e dyte dhe shpresoj qe te kem rezultate sa me te mira edhe ne te ardhmen”.
Grishaj ka filluar te merret me sport heret, fillimisht me mai-thai ndersa prej 5 vitesh ka nisur te ushtroje sportin e boksit. E ka bere kete gje fillimisht ne Australi dhe nderkohe prej 4 muajsh po jeton ne Shkoder, aty ku i eshte bashkuar ekipit te Vllaznise, me te cilin ka plane shume ambicioze per te ardhmen. Ne fund te fundit, nisja e tij ka qene e shkelqyer dhe keshtu pritet te vazhdoje edhe me tej.
Gjergj KOLA