Armando Sadiku foli pas triumfit ndaj Andorrës për mikrofonin e RTSH ku u shpreh:
Sa e rëndësishme ishte kjo fitore?
Ishte shumë e rëndësishme duke pasur parasysh edhe humbjen. Kemi folur shumë gjatë këtyre ditëve. Gjithë çunat dhanë maksimumin. Ishte fushë e vështirë. Duhet të mendojmë për ndeshjet e tjera.
Sa vlerë ka për moralin?
Ne kur futemi në fushë duam gjithmonë të fitojmë. Sot erdhëm vetëm për fitore. Jemi shumë të kënaqur që ja dolëm. Shumë futbollistë të Andorrës mundoheshin të na provokonin, simulon shumë, protestonin. Ne u treguam profesionista, zhvilluam një ndeshje me shumë mençuri dhe ja dolëm në këtë fushë kaq të vështirë.